Tanguy Ndombele ka kërkuar largimin nga skuadra angleze Tottenham Hotspur.
Mesfushori francez dëshiron të transferohet te një klub më i madh dhe se do të largohet gjatë verës e ka konfirmuar edhe trajneri Nuno Espirito Santo.
Bayern Munich është futur në garë për transferimin e francezit, por oferta e tyre e parë është refuzuar.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka bërë një ofertë me para plus një futbollist, por që nuk ka hasur në mirëkuptimin e skuadrës angleze.
Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic ka ofruar 20 milionë euro plus shërbimet e Corentin Tolissos, por kjo ofertë nuk e ka kënaqur skuadrën angleze.
Sipas mediave në Gjermani, Bayerni tani do të tentoj me një ofertë pa përfshirë lojtarë për transfeirmin e Ndombeles.
Interesim për francezin ka shfaqur edhe gjiganti italian Roma, por Giallorosët duan huazimin e tij me të drejtë blerje. /Telegrafi/