Kur ke dy mbrojtës të majtë si David Alaba dhe Juan Bernat, je plotësisht në rregull, por jo nëse flasim për një skuadër si Bayern München.
Bavarezët kërkojnë gjithnjë më të mirët dhe mund të bëjnë gjithçka për të formuar një 11-sh ideal.
Kështu, mediet italiane përsërisin se kampionët e Gjermanisë po ndjekin lojtarin e Napolit, Faouzi Ghoulam. Ai luan si mbrojtës i majtë dhe është pjesë e kombëtares algjeriane.
Bayern München është gati të ofrojë një kontratë 4-vjeçare dhe një pagë prej 3 milionë eurosh në vit për 25-vjeçarin. Ghoulam, i cili është shok skuadre me shkodranin Elseid Hysaj, ka kontratë deri në vitin 2018 në Napoli dhe për të janë të interesuar gjithashtu Real Madrid dhe Paris St. German.
Vlera e tij aktuale llogaritet rreth 13 milionë euro, një shifër më se e përballueshme për rekordmenët. /Telegrafi/