Corentin Tolisso ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, kur është futur në vitin e fundit të kontratës.
Mesfushori francez ka rikthyer formën e vjetër me Bayernin, por kontrata e tij skadon në qershor dhe Bayerni po synon t’ia vazhdojë atë.
Përkundër disa propozimeve nga drejtuesit e klubit deri më tani nuk ka një marrëveshje mes palëve për vazhdimin e bashkëpunimit.
Sport Bild ka raportuar se drejtuesit bavarezë do të takojnë së shpejti agjentët e lojtarit për të biseduar rreth kontratës së re.
27-vjeçari është gati ta dëgjojë propozimin e Bayernit, edhe shumë oferta në tavolinë.
Serie A, Lig Premier, La Liga dhe Ligue 1 janë kampionatet ku mund të luaj edicionin e ardhshëm Tolisso.
Roma dhe Inter e duan francezin në Serie A, derisa Arsenal e Newcastle United kanë shprehur interesim për ta transferuar në Ligën Premier.
Real Madridi gjithashtu po e monitoron situatën e Tolissos, derisa për të interesim ka shprehur edhe ish-skuadra e francezit Lyon.
Ende nuk dihet e ardhmja e tij, por reprezentuesi francez tanimë ka mjaftë oferta dhe së shpejti pritet të vendos për të ardhmen e tij.
Tolisso këtë edicion ka zhvilluar 17 ndeshje në të gjitha garat për Bayernin, ku ka shënuar tre gola e ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/