Bayern Munich po insiston për ta mbajtur në skuadër Robert Lewandowskin.
Sulmuesi polak ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij kur i ka mbetur edhe një vit deri në fund të kontratës së tij.
Skuadrat e mëdha si Chelsea, PSG, Manchester United e Manchester City kanë shprehur interesim për polakun.
Nga ana tjetër drejtuesit e Bayernit po mundohen ta bindin për një kontratë të re deri në vitin 2025 Lewan.
Gazeta e madhe gjermane Sport Bild ka raportuar se bavarezët i kanë ofruar një kontratë të re dy vjeçare polakut, nga e cila ai do të fitojë 24 milionë euro në vit.
Bavarezët synonin transferimin e Erling Haaland, por Olivier Kahn dyshon në gjendjen fizike të norvegjezit dhe kësisoj kërkon me çdo kusht ta mbajë polakun në Allianz Arena.
Tani topi është në anën e Lewandowskit, nëse do ta pranojë propozimin e ri të Bayernit apo do të largohet në verë.
33-vjeçari këtë edicion ka qenë fantastik ku në 36 ndeshje zyrtare ka shënuar 43 gola dhe ka dhuruar katër asistime. /Telegrafi/