Telegrafi

Bayerni nuk planifikon t’i ofrojë kontratë të re Boatengut

Jerome Boateng duket se do të largohet nga Bayern Munichu me të përfunduar ky edicion.

Bavarezët kanë zhvilluar një bisedim me mbrojtësin gjerman, duke i konfirmuar se nuk do të ketë marrëveshje të re për të.

Boateng është duke e humbur vendin e titullarit te kampioni i Bundelsigës, për shkak të moshës së tij.

Lexo po ashtu Lista me top dhjetë mbrojtësit qendror më të mirë aktual në botë

32-vjeçari po kërkohet nga disa skuadra evropiane, derisa kontrata e tij skadon në verën e vitit 2021.

Baerni nuk dëshiron ta lëshojë atë si lojtar të lirë, andaj do të tentojë që ta shesë Boatengun me të përfunduar ky edicion. /Telegrafi/