Site icon Telegrafi

Bayerni nuk ka vendosur ende nëse do ta aktivizojë klauzolën për blerjen e Joao Cancelos

Joao Cancelo është bashkuar me Bayernin në afatin kalimtar të janarit si huazim nga Manchester City.

Mbrojtësi anësorë portugez ka pasur paraqitje shumë të mira në Munich, por e ardhmja e tij ende nuk është vendosur.

Ka qenë drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic që ka folur për të ardhmen e portugezit

Numri një për transferimet te gjiganti gjerman ka thënë se janë shumë të lumtur që kanë në radhët e veta Cancelon, por sa i përket blerjes përfundimtare ende nuk kanë vendosur dhe këtë do ta bëjnë në fund të sezonit.

“Cancelo është një lojtar i mirë, teknikisht një kënaqësi për sytë. Jemi të lumtur që e kemi atë”.

Lexo po ashtu Joao Cancelo i gatshëm ta kompletojë transferimin e madh - refuzon rikthimin te City dhe qëndrimin te Bayerni

“70 milionë euro opsion blerjeje? Nuk kemi vendosur ende asgjë. Do ta bëjmë këtë pas përfundimit të sezonit”, deklaroi Hasan Salihamidzic.

28-vjeçari me fanellën e Bayernit ka zhvilluar 19 ndeshje në total, ku ka realizuar një gol dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version