Telegrafi

Bayerni nuk ka marrëveshje me Guardiolan

Strategu spanjoll u largua nga Barcelona në verën e vitit 2012, ndërsa të gjitha klubet e mëdha i kanë kërkuar shërbimet e tij.

Ai ka thënë se do t’i kthehet punës në fillim të sezonit të ardhshëm, ndërsa së fundmi është spekuluar se bavarezët janë në negociata për ta angazhuar në vend të Jupp Heynckes.

“Këto njoftime janë absolutisht të pakuptimta. Fillimisht, do të bisedojmë me Jupp Heynckes. Ai është i pari me të cilin do të flasim dhe i vetmi tash për tash”, ka thënë zëdhënësi i Bayernit Markus Horwick për agjencinë DPA. /Telegrafi/