Telegrafi

Bayerni nuk heq dorë nga Sane, Hoeness flet për talentin gjerman

Leroy Sane ishte dëshira e madhe e Bayern Munichut në afatin kalimtar veror.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë kishin tentuar gjatë për ta transferuar atë, por që oferta e tyre më e lartë ishte 80 milionë që u refuzua nga Manchester City.

Në momentin që Bavarezët po bëheshin gati për të dërguar një ofertë prej 100 milionë euro te City, Sane pësoi një lëndim të gjatë.

Reprezentuesi gjerman do të jetë jashtë fushave deri në janar, ndërsa presidenti i Bayernit, Uli Hoeness ka folur për transferimin e tij.

“Ne ishim shumë të interesuar për ta transferuar Sanen, por fatkeqësisht ai pësoi një lëndim”.

“Ne do të tentojmë përsëri transferimin e tij, por fillimisht duhet të presim e të shohim se si po shkon shërimi i tij”, deklaroi Hoeness.

Bavarezët pritet ta bëjnë Sanen gjermanin më të shtrenjtë në histori, pasi transferimi i tij pritet të kushtoj 100 milionë euro. /Telegrafi/