Telegrafi

Bayerni nuk heq dorë nga Palhinha, në janar synon ta kompletoj transferimin e tij

Joao Palhinha ka qenë shumë afër transferimit te Bayern Munich në afatin kalimtar të verës, por gjithçka dështoi në minutat e fundit.

Në fakt mesfushori portugez kishte udhëtuar drejt Munichut ku kishte bërë edhe fotot e prezantimit, por në momentin e fundit Fulham ndaloi gjithçka duke bërë që transferimi të dështoj.

Të gjithë ishin të trishtuar nga kjo te Bayerni, por edhe vet lojtari që nuk e kompletoi transferimin në Allianz Arena.

Lexo po ashtu E veshi fanellën dhe ishte në Munich, si i dështoi Bayernit transferimi 65 milionësh - dalin prapaskenat

Sky Sport Gjermani ka njoftuar se bavarezët nuk kanë hequr dorë nga portugezi dhe synojnë afrimin e tij në janar.

Trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel e pëlqen shumë mesfushorin dhe po kërkon me ngulm transferimin e tij.

Lexo po ashtu Asgjë nuk ka mbaruar – Bayern Munchen do te rikthehet sërish me një ofertë të rë për Joao Palhinha

Bavarezët janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 65 milionë euro për mesfushorin portugez i cili mezi po pret të kompletoj transferimin në Gjermani.

28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar gjashtë ndeshje në Ligën Premier me fanellën e Fulham ku ka realizuar edhe një gol. /Telegrafi/