Joao Palhinha ka qenë shumë afër transferimit te Bayern Munich në afatin kalimtar të verës, por gjithçka dështoi në minutat e fundit.
Në fakt mesfushori portugez kishte udhëtuar drejt Munichut ku kishte bërë edhe fotot e prezantimit, por në momentin e fundit Fulham ndaloi gjithçka duke bërë që transferimi të dështoj.
Të gjithë ishin të trishtuar nga kjo te Bayerni, por edhe vet lojtari që nuk e kompletoi transferimin në Allianz Arena.
Sky Sport Gjermani ka njoftuar se bavarezët nuk kanë hequr dorë nga portugezi dhe synojnë afrimin e tij në janar.
Trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel e pëlqen shumë mesfushorin dhe po kërkon me ngulm transferimin e tij.
Bavarezët janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 65 milionë euro për mesfushorin portugez i cili mezi po pret të kompletoj transferimin në Gjermani.
28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar gjashtë ndeshje në Ligën Premier me fanellën e Fulham ku ka realizuar edhe një gol. /Telegrafi/