Florian Wirtz nuk ka luajtur futboll që nga muaji mars, kur pësoi një lëndim në fitoren e Bayer Leverkusen 0-2 në udhëtim te Wolfsburg.
Por mesfushori i talentuar gjerman vazhdon të ketë skuadra që e admirojnë dhe e duan.
Bayern Munich është duke përcjellë rikuperimin e lojtarit dhe synon afrimin e tij në verën e vitit 2023.
Sport Bild ka raportuar se Wirtz është në krye të listë së dëshirave të Bayern që po presin rikthimin e tij në fushat e blerta.
Drejtuesit e Bayernit e duan shumë gjermanin dhe mezi po presin rikthimin e e tij në fushë për ta parë gjendjen në të cilën ndodhet.
Gjithmonë sipas mediumit gjerman, kampioni në fuqi i Bundesligës do të tentojë afrimin e Wirtz në verën e vitit 2023 dhe janë gati të shpenzojnë 70 milionë euro për të.
19-vjeçari konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në Gjermani dhe ka shkëlqyer në dy vite për Bayer Leverkusen.
Ai u kërkua edhe nga top klubet angleze, por lëndimi që pësoi bëri që gjatë verës të mbetet te Leverkusen dhe mos të largohet nga Bay Arena. /Telegrafi/