Telegrafi

Bayerni nuk dorëzohet për Havertz, gati t’i thyej të gjitha rekordet për të në futbollin gjerman

Kai Havertz. (Photo by Jörg Schüler/Getty Images)

Kai Havertz është futbollisti më i talentuar gjerman dhe e ardhmja e këtij shteti.

Mesfushori ofensivë ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Bayer Leverkusen në Bundealiga dhe në Ligën e Evropës.

Falë paraqitjeve spektakolare, Havertz është bërë objektivi kryesor i kampionëve të Gjermanisë, Bayern Munich.

Tri oferta deri më tani Bayerni i ia bërë për lojtarin, ku e fundit prej 90 milionë euro, por që është refuzuar nga Leverkusen.

Mediat gjermane kanë raportuar se kampionët e shumëfishtë të Bundesligas do të arrijnë transferimin e Havertz për 100 milionë euro.

Kai Havertz. (Photo by Jörg Schüler/Getty Images)

Leverkusen pritet ta pranojë ofertën prej 100 milionë, ku Havertz do t’i thyente të gjitha rekordet si futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit gjerman.

20-vjeçari ka luajtur 42 ndeshje zyrtare këtë edicion ku ka shënuar 20 gola dhe ka bërë shtatë asistime.

Kontrata aktuale e Havertz me Bayer Leverkusen skadon në verën e vitit 2022, ndërsa interesim për të kanë shprehur edhe Arsenal, PSG e Real Madrid. /Telegrafi/