Site icon Telegrafi

Bayerni nuk di për humbje në Bundesliga, fiton në udhëtim te Schalke

Foto: FC Bayern/Twitter

Bayern Munich ka fituar në udhëtim te Schalke me rezultat 0-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Bundesliga.

Skuadra e drejtuar nga Niko Kovac ka një fillim të qind për qind, pasi ka marrë edhe fitoren e katërt radhazi nga po kaq ndeshjes.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi mysafirëve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën ta shënojnë edhe një gol.

Luhej minuta e tetë e ndeshjes kur në skenë doli James Rodriguez, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Joshua Kimmich.

Bayern pati rast të dyfishojë epërsinë në minutën e 29-të, por goditja e David Alaba u ndal nga shtylla dhe Bavarezët t shkuan në pushim me epërsi minimale.

Në pjesën e dytë, Bayerni vazhdoi dominimin dhe në minutën e 64-të erdhi edhe goli i 2-0, gol ky i shënuan nga Robert Lewandowski nga pika e bardhë.

Deri në fund të ndeshjes, mysafirët patën edhe shumë raste për shënim, por fati nuk ishte me anën e tyre dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitore, Bavarezët kanë 12 pikë në vendin e parë dhe javën tjetër luajnë në shtëpi ndaj Augsburgut, ndërsa Schalke në vendin e fundit pa asnjë pikë dhe luan në udhëtim te Freiburgu. /Telegrafi/

Exit mobile version