Bayern Munichu nuk dëshiron ta shesë David Alaban në afatin kalimtar dimëror – bën të ditur Sport Bild.
Kampioni gjerman nuk po arrin marrëveshje për nënshkrimin e kontratës së re me qendërmbrojtësin austriak.
Kontrata e tanishme e Alabas skadon në verën e ardhshme, ndërsa ai mund të largohet që në afatin kalimtar të janarit.
Një opsion tjetër është që 28-vjeçari ka të drejtë të negociojë një marrëveshje transferimi gjatë dimrit dhe pastaj të largohet nga Allianz Arena gjatë verës me parametrat zero.
Alaba është lidhur me klube të shumta, në mesin e të cilëve janë edhe Real Madridi, Barcelona, Paris Saint-Germaini, Juventusi dhe Manchester City. /Telegrafi/