Bayern Munich ka siguruar një biletë për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët barazuan në stadiumin në Estadio da Luz si mysafirë të Benficas duke barazuar 2:2 dhe në saje të fitores minimale prej 1:0 në takimin e parë, kaloi më tutje në garën më prestigjioze evropiane për klube.
Benfica kaloi e para në epërsi kundër Rekordmeister në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Eliseu shfaqi teknikën e tij brilante dhe dhuroi një harkim të mrekullueshëm në zonë, të cilin Raul Jimenez e konvertoi në gol (27’), raporton Telegrafi.
Mirëpo, reagimi i bavarezëve ishte i shpejtë. Arturo Vidal e barazoi rezultatin duke shfrytëzuar një top të kthyer (38’).
Kampioni gjerman nuk u ndal me kaq dhe përmbysi rezultatin për të kaluar në epërsi.
Javi Martinez e pranoi topin dhe e dërgoi në drejtim të Thomas Mullerit, i cili shënoi për golin e epërsisë (52’).
Në vazhdim të ndeshjes, krejt çka arriti skuadra portugeze ishte të barazonte rezultatin përmes Talisca (76’) dhe kështu, takimi përfundoi 2:2.
Bayerni do të mësojë gjysmëfinalistin pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës, ku gjenden edhe Real Madrid, Manchester City dhe Bayern Munich. /Telegrafi/