Bayern Munich po kërkon të përforcohet në repartin defensivë, por më parë duhet të shes lojtarë nga ky repart.
Dy qendërmbrojtësit aktual të Bayernit, Matthijs de Ligt dhe Kim Min-Jae janë në listën e largimeve dhe mund të largohen gjatë verës.
Objektivi kryesor i bavarezëve për ta përforcuar mbrojtjen është qendërmbrojtësi gjerman Jonathan Tah.
Prej kohësh Bayerni po tenton transferimin e gjermanit dhe tani ka nisur një ofensivë të re.
E përditshmja gjermane Sport Bild ka raportuar se Bayerni ka nisur një ofensivë të re duke i ofruar Leverkusenit 20 milionë fiks plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh.
Nga ana tjetër Leverkuseni po insiston për të fituar 30 milionë euro nga shitja e qendërmbrojtësit.
Gjithnjë sipas gazetës gjermane në fund pritet të arrihet një marrëveshje mes klubeve, pasi vet Tah ka shprehur gatishmërinë për tu transferuar në Allianz Arena. /Telegrafi/