Site icon Telegrafi

Bayerni nëpërkëmb Arsenalin, me një hap në çerekfinale (Video)

Bayern Munichu e ka nëpërkëmbur Arsenalin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve duke fituar me rezultat 5-1.

Në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Arena, Topçinjtë nuk arritën t’u bëjnë ballë bavarezëve, të cilët e dominuan kundërshtarin.

Goli i parë në ndeshje u realizua nga Arjen Robben, i cili në stilin e tij krijoi hapësirë për të goditur dhe e dërgoi topin në rrjetë (11’).

Robben shënoi i pari

Mysafirët u kthyen në lojë pas gjysmë ore lojë. Pas akordimit të penaltisë në favor të tyre, Alexis Sanchez dështoi nga pika e bardhë, por reagoi shpejt për ta përmirësuar gabimin dhe e barazoi rezultatin.

Lojtarët e Bayernit ishin të pandalshëm në pjesën e dytë. Robert Lewandowski ishte lojtari që shënoi i pari për ta kthyer avantazhin e skuadrës vendase (53’), falë asistimit të Philipp Lahm.

Ndërkaq, Thiago Alcantara e ngriti epërsinë e Bayernit, i asistuar nga Lewandowski (56’), kurse më pas shënoi edhe golin e dytë personal (63′).

Thiago realizoi dy gola

Rezultatin përfundimtar e vendosi Thomas Muller në minutën e 88-të.

Duhet theksuar se të dy futbollistët shqiptarë që luajnë për Arsenalin, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, u ndëshkuan me kartonë të verdhë në këtë sfidë.

Fitorja me këtë rezultat e bën Bayern Munichun favorit absolut për t’u kualifikuar në çerekfinale, derisa për Arsenalin do të jetë një mision i pamundur në Emirates, ku duhet të fitojë me rezultat 4-0. /Telegrafi/

https://youtu.be/WyQJNc-jAcQ

https://youtu.be/7jDKIlv6g0U

https://youtu.be/ql2LRy_kxDA

https://www.youtube.com/watch?v=Z_wqok_DZ8g

Exit mobile version