Juventus dhe Inter do të kenë një rival më shumë në garën për Marco Verrattin.
Sipas të përditshmes Le Parisien është Bayern Munchen ai që e ka shënuar në listën e kandidaturave për futbollistin e Paris Saint Germain.
E gjithë kjo me kërkesë të Carlo Ancelottit, i cili ka punuar edhe më parë me mesfushorin italian.
Gjithnjë sipas “Le Parisien”, trajneri i Bayernit i ka nisur prej kohësh bisedimet me futbollistin, të cilin ai e konsideron si zëvendësuesin ideal të Xabi Alonsos.
Kontrata këtij të fundit i përfundon me kampionët e Gjermanisë i skadon në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/