Site icon Telegrafi

Bayerni ndërpret rekordin e Atleticos (Video)

Bayern Munichu e ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 1-0 në xhiron e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Në këtë mënyrë, bavarezët e kanë ndërprerë rekordin e fitoreve të Los Rojiblancos, të cilët i kishin fituar pesë ndeshjet paraprake.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi sulmuesi polak, Robert Lewandowski (28’).

Lewa shënoi golin e vetëm

Përballja tjetër e Grupit D, ndërmjet PSV Eindhovenit dhe FC Rostovit, ka përfunduar pa gola.

Pas xhiros së fundit, në këtë grup prin Atletico Madridi me 15 pikë që ndiqet nga Bayern Munichu me 12 pikë.

Në Europa League do të luajë FC Rostov, pasi ka pesë pikë, tri më shumë se PSV. /Telegrafi/

Exit mobile version