Site icon Telegrafi

Bayerni ndan 85 milionë euro për Lucas Hernandezin

Lucas Hernandez (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Bayern Munich do të ketë ndryshime të mëdha në ekip pasi që disa prej lojtarëve do të largohen gjatë verës.

Gjiganti gjerman i futbollit raportohet se ka siguruar tashmë shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë të Atletico Madridit, Lucas Hernandez.

Sipas gazetës së përditshme gjermane, BILD, bavarezët përfundimisht kanë pranuar që të paguajnë 85 milionë euro për futbollistin francez, i cili gjatë verës u shpall kampion bote.

Lucas Hernandez (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Rekordmeister do të fillojnë të krijojnë një ekipi me lojtar të ri me transferimet e reja, i cili si objektiv kryesor do të ketë titullin e Ligës së Kampionëve.

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihimidzic pranoi se transferimi është shumë afër gjersa mediumet vendore shkruajnë se kontrata do të jetë e vlefshme për katër vjet e gjysmë.

Lexo po ashtu Bayerni ndan 120 milionë euro për Asension

Kujtojmë se Hernandez ka luajtur 15 ndeshje për Francën dhe ishte një anëtar standard i ekipit që u bë kampion i bote në Rusi.

Ndryshe, 23-vjeçari deri më tani ka pasur 66 paraqitje për ekipin spanjoll dhe ka shënuar vetëm një gol në të gjitha garat. /Telegrafi/

Exit mobile version