RB Leipzig dhe Bayern Munich janë ndarë në paqe në kuadër të javës së 33-të në Bundesligë.
Bavarezët janë ndalur nga rivalët e Bundesligas, pasi barazuan pa gola në stadiumin Red Bull Arena.
Edhe pse Bayern Munichu e dominoi ndeshjen, ata nuk arritën ta mposhtin portierin e RL Leipzig, Peter Gulacsi.
Bavarezët i kanë vështirësuar gjërat vetes për titull, pasi Borussia Dortmundi ka arritur ta mposhtë Dusseldorfin në anën tjetër me rezultat, 3-2.
Pas xhiros së 33-të, Bayern Munichu vazhdon të jetë lider i Bundesligas, ku ka grumbulluar 75 pikë, dy më shumë se Dortmundi që gjendet në vendin e dytë, duke vazhduar kështu një garë të nxehtë për titull, ku ka mbetur vetëm edhe një xhiro. /Telegrafi/