Bayern Munichu dhe RB Leipzigu janë ndarë baras 0-0 në ndeshjen derbi të javës së 21-të në Bundesliga.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe raste nga Bayerni, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.
Rasti më i mirë në këtë pjesë i takoi Robert Lewandowskit (40’), por goditja e tij në fund u devijua nga një mbrojtës.
A good half, just missing a Bayern goal. ⏸#FCBRBL #packmas pic.twitter.com/fYZ1W7g7kf
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) February 9, 2020
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë dhe me raste nga të dyja skuadrat, të cilat donin fitoren.
Në minutën e 54-të, Bayerni fitoi një penallti dhe pritej të shënonte golin e parë, por pas rishikimit të VAR-it penalltia u anulua.
Timo Werner (63’) pati një rast të mirë për të kaluar në epërsi, por nuk arriti ta gjej cakun dhe ndeshja përfundoi pa gola 0-0.
How do I delete someone else's tweet? https://t.co/ZGe3PdRIbs
— RB Leipzig English (@RBLeipzig_EN) February 9, 2020
Pas këtij barazimi, Bayerni ruan kreun me 43 pikë apo një më shumë se Leipzigu i vendit të dytë.
Në ndeshjen e radhës, Bavarezët udhëtojnë te Kolni, ndërsa Leipzigu e pret Ëerder Bremenin e Milot Rashicës. /Telegrafi/