Telegrafi

Bayerni mposht me rikthim PSG-në në International Champions Cup

Bayern Munich ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e vlefshme për turneun International Champions Cup.

International Champions Cup 2018 ka filluar dhe këtë vit do të mbahet në tetë shtet të ndryshme përfshirë Austrinë, Francën, Italinë, Polaninë, Portugalinë,  Singaporin, Spanjën, Suedinë, Zvicrën dhe SHBA-të.

Foto: Bayern Munich/Twitter

Bavarezët kanë fituar ndaj PSG-së, ndeshje e cila ishte e dyta e këtij turneu dhe zhvillua në Worthersee Stadion (Klagenfurt).

 

Të parët në epërsi kaluan parisienët me anë të të Timothy Weah, i cili shënoi në minutën e 31-të për 0-1 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, skuadra e Niko Kovac arriti të kthehet në lojë duke shënuar tre gola, ku i barazimit erdhi në minutën e 60-të me realizues Javi Martinez.

Për epërsinë 2-1 u përkujdes mesfushori portugez, Renato Sanches (68′), i cili shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë, ndërsa rezultatin përfundimtar 3-1 e vulosi 17-vjeçari Joshua Zirkzee që shënoi në debutim.

Vlen të theksohet se gjithë pjesën e dytë për Bayernin e luajti edhe futbollisti kosovar, Meritan Shabani, i cili e zëvendësoi Oliver Batista Meier në minutën e 46-të.

Ndryshe, më herët gjatë ditës në këtë turne fitore shënoi edhe skuadra tjetër gjermane, Borussia Dortmund që mposhti Manchester City minimalisht 1-0. /Telegrafi/