Bayern Munichu fitoi ndaj Augsburgut me rezultat 1-4 dhe kështu e fitoi titullin e gjashtë radhazi në Bundesligë, gjë që deri më tani nuk e kishte bërë asnjë skuadër.
Titulli i 28-të në histori erdhi lehtë edhe pse ende ka javë deri në përfundimin e kampionatit.
JUPP! ♥ #MiaSanMeister pic.twitter.com/3wAmY8PHG7
— FC Bayern München (@FCBayern) April 7, 2018
Ndaj Augsburgut trajneri Jupp Heynnckes pushoi lojtarët kryesor pasi nuk dëshiroi të rrezikojë ndonjërin për ndeshjen kthyese kundër Sevillas. Por, për kundër kësaj mysafirët ishin dukshëm më të mirë.
Pas dy rasteve nga vendasit, Francisco Caiuby (5’) dhe Philipp Max (16’), erdhi dhe goli.
Ishte Niklas Sule (18’) që shënoi në portën e tij, por që festa e titullit mos të shtyhej u përkujdesën Corentin Tolisso (32’) dhe James Rodriguez (38’) me golat e tyre në pjesën e parë.
Në 45 minutat e dytë shënuan edhe Arjen Robben (62’) dhe Sandro Wagner (87’).
Pas fitores në javën e 29-të të Bundesligas, Bayerni e siguroi titullin me 72 pikë (23 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje), 20 më shumë se Schalke 04 në vendin e dytë.
Augsburgu vazhdon në vendin e 10 me 36 pikë dhe në javën e ardhshme ndeshjen me Wolfsburgin.
Sa për statistika Bayerni na xhiron tjetër luan ndaj Borussia Mönchengladbach. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=eFBnwM5zgY8