Telegrafi

Bayerni merr kreun

Takimi i zhvilluar të dielën në Allianz Arena ndërmjet, Bayernit dhe Hamburgut, ka përfunduar me fitoren e bavarezëve me rezultat 1-0.

Heroi i vendasve në këtë takim ishte anësori francez Franck Ribery, i cili shënoi golin me vlerën e tre pikëve (78’).

Pas kësaj fitoreje Bayerni merr kreun e tabelës me dy pikë më shumë se Bayer Leverkusen që barazoi të shtunën kundër Kylnit.

Fitore identike prej 1-0, ka shënuar edhe kampioni në fuqi i Gjermanisë, Wolfsburgu, si mysafir i Hannoverit. /Telegrafi/