Telegrafi

Bayerni luan për pikë të plota ndaj Kolnit – formacionet zyrtare

Bayern Munichu është nikoqir i Kolnit në Allianz Arena për ndeshjen e xhiros së 17 në Bundesliga.

Bavarezët janë lider në kampionatin gjerman me tri pikë prapa pozitës së dytë që mbahet nga RB Leipzig, ashtu që duan të shmangen në krye.

Në anën tjetër, Kolni është në vend të 11-të në renditje me pesë pikë larg zonës së rrezikut për të rënë nga elita.

Futbollistët që do të inkuadrohen në lojë nga minuta e parë janë zgjedhur nga trajnerët Julian Nagelsmann dhe Steffen Baumgart.


Formacioni startues i Bayern Munichut: Sommer; Pavard, Upamecano, De Ligt, Davies; Kimmich, Musiala, Goretzka; Sane, Choupo-Moting, Gnabry.

Formacioni startues i FC Koln: Schwabe; Schmitz, Soldo, Chabot, Hector; Skhiri, Olesen, Huseinbasic; Maina, Tigges, Kainz.


/Telegrafi/