Telegrafi

Bayerni luan për një tjetër triumf ndaj Benficas – formacionet bazë

Bayern Munichu është nikoqir i Benficas në Allianz Arena për ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët i kanë fituar tri sfidat e mëparshme dhe qëndrojnë në krye të Grupit E me nëntë pikë të grumbulluara.

Skuadra portugeze numëron katër pikë nga një fitore, një barazim dhe një humbje, andaj pozicionohet në vend të dytë.

Trajnerët Julian Nagelsmann dhe Jorge Jesus i kanë përgatitur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Bayern Munichut: Neper, Upamecano, Kimmich, Gnabry, Goretzka, Lewandowski, Sane, Comena, Davies, Nianzou.

Formacioni startues i Benficas:Vlachodimos, Gilberto, Verissimo, Vertoghen, Morato, Joao Mario, Melte, Grimaldo, Pizzi, Everton, Yaremchuk.


/Telegrafi/