Telegrafi

Bayerni luan në udhëtim te Kolni, formacionet zyrtare

Bayern Munich do të luaj në udhëtim në kuadër të javës së gjashtë të Bundesligas.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë do të përballet me Kolnin, një kundërshtar tradicionalisht i përshtatshëm për bavarezët.

Në 10 sfidat e fundit mes këtyre dy skuadrave, Bayerni ka shënuar nëntë fitore dhe ka barazuar vetëm në një sfidë.

Skuadra e Hansi-Flick synon të marrë maksimumin e pikëve pasi kërkon të dalë në pozitën e parë.

Nga ana tjetër Koln në pesë ndeshjet e para ka marrë dy fitore e tri humbje dhe synon t’i befasojë rekordmenët e Gjermanisë.

Formacionet zyrtare:

Koln: Horn, Wolf, Bornauw, Czichos, Horn, Skhiri, Ozcan, Liminos, Duda, Jakobs, Andersson.

Bayern Munich: Neuer, Sarr, Pavard, Sule, Boateng, Kimmich, Martinez, Muller, Choupo-Moting, Sane, Gnabry. /Telegrafi/