Telegrafi

Bayerni luan ndaj Chelseat për të konfirmuar kualifikimin në çerekfinale, formacionet zyrtare

Bayern Munichu dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve.

Bavarezët janë nikoqir të Bluve në ndeshjen kthyese në ndeshjen e cila zhvillohet nga ora 21:00 në Allianz Stadium.

Ekipi i Hansi Flick ka fituar takimin e parë në Londër me rezultat të thellë 3-0 dhe luan për të konfirmuar kalimin tutje pasi janë favorit absolut.

Në anën tjetër, Frank Lampard ka shumë mungesa në formacion dhe vetëm një befasi e madhe do t’i shihte ata të kualifikuar.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Bayern: Neuer; Kimmich, Boateng, Alaba, Davies; Thiago, Goretzka; Gnabry, Müller, Perisic; Lewandowski.

Chelsea: Caballero; James, Christensen, Zouma, Emerson; Kante, Barkley, Kovacic; Mount, Abraham, Hudson-Odoi.

/Telegrafi/