Telegrafi

Bayerni liron Luca Tonin

Toni kishte kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2011, kurse ai kërkoi që të lirohej nga Bayerni, gjë të cilën e fitoi dhe tani mund të kontaktojë me klubet e interesuara për të.

Genoa është favorit për ta transferuar atë, pasi që thuhet se Toni ka arritur tanimë marrëveshje me klubi nga Marasi. Roma dhe Napoli gjithashtu janë duke e vështruar me interesim situatën e Tonit. /Telegrafi/