Bayern Munichu ishte bindës në triumfin ndaj skuadrës Chemnitzer FC që bën gara në ligën e tretë gjermane.
Në ndeshjen e vlefshme për 1/32 e finales të DFB Pokal, kampioni i Bundesligas shënoi fitore prej 5-0.
Robert Lewandowski ishte i pari që shënoi (20’) dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Kingsley Coman (51’) e dyfishoi rezultatin, ndërsa Lewandowski e realizoi golin e dytë personal në minutën e 60-të.
Dy golat tjerë i shënuan Franck Ribery (79’) dhe Mats Hummels (89’). /Telegrafi/