Telegrafi

Bayerni kualifikohet përkundër humbjes

Fiorentina ka shënuar fitore me rezultat 3-2 në Artemio Franchi, mirëpo u eliminua duke qenë se Bayerni kishte fituar 2-1 në Allianz Arena.

Vendasit shënuan njëherë në pjesën e parë me anë të Juan Manuel Vargas (28’), ndërsa në minutat e para të pjesës së dytë (54’), dyfishuan rezultatin me golin e Stevan Jovetic.

Mark van Bommel ngushtoi epërsinë në 2-1 (60’), ndërsa Jovetic e ngriti sërish në 3-1 (64’).

Njeriu vendimtar për bavarezët ishte francezi Arjen Robben, i cili shënoi golin e dytë (65’) që i dërgon gjermanët në çerekfinale edhe pse rezultati i përgjithshëm është 4-4. /Telegrafi/