Site icon Telegrafi

Bayerni kishte refuzuar ta transferoj Jadon Sanchon

PITTSBURGH, PA - JULY 25: Jadon Sancho #7 of Borussia Dortmund controls the ball as Andre Almeida #34 of Benfica defends in the second half during the 2018 International Champions Cup match at Heinz Field on July 25, 2018 in Pittsburgh, Pennsylvania. (Photo by Justin Berl/Getty Images)

Bayern Munich kishte refuzuar ta transferojë vitin e kaluar me lojtarin që e bleu gjatë verës së 2017, Borussia Dortmund.

Adoleshenti Jadon Sancho ka rënë në sy të shumë klubeve evropiane pasi debutoi ditëve të fundit me kombëtaren e Anglisë.

E përditshmja gjermane, “Bild” shkruan se bavarezët ishin afër nënshkrimit me lojtarin, por stafin teknik nuk arriti t’i bind 18-vjeçari.

Jadon Sancho (Getty Images)

“Ne e kishim dërguar Jadonin në ekipet e të rinjve. Në atë kohë kishte interes të madh nga Liga Premier dhe gjithashtu nga klubet më të mira nga vendet e tjera”.

“Unë mendoj se ai ka zgjedhur BVB-në sepse kemi qenë të përkushtuar për talentin më të mirë evropian për më shumë se një dekadë. Ne u besojmë atyre, u japim shumë kohë dhe i bëjmë shumë të mirë”, tha drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.

Lexo po ashtu Under mund ta thyej rekordin e Bundesligas, presidenti i klubit turk thotë se Bayerni do ta transferojë yllin e Romës

Sancho po konsiderohet si e ardhmja e futbollit anglez si dhe një ndër talentet më të mëdhenj të kësaj kohe.

Ndryshe, lojtari deri më tani ka pasur 19 paraqitje për ekipin e të rriturve të Dortmundit dhe ka shënuar dy gola. /Telegrafi/

Exit mobile version