Bayern Munich ka identifikuar dy përforcime të mëdha për sezonin e ri.
Bayern Munich është i gatshëm të shpenzojë 120 milionë euro për transferimin e dyshes Marco Verratti e Alexis Sanchez, gjatë afatit kalimtar të verës, raporton “Bild”.
Mesfushori italian kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Barcelonën.
Por, raporti i mirë me trajnerin e Bayernit, Carlo Ancelotti pritet ta afrojë tek gjiganti nga Allianz Arena.
Kurse, Sanchez ende nuk ka vazhduar kontratën në Arsenal dhe Bayern Munich beson se mund ta bind që të transferohet në Bundesligë.