Benjamin Henrichs edicionin e kaluar u largua nga Bayer Leverkusen në drejtim të Monacos.
Por mbrojtësi i djathtë gjerman mund të rikthehet në Bundesliga vetëm pas një viti të kaluar në Ligue 1.
Është kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich që ka shprehur interesim për transferimin e Henrichs.
Gjiganti gjerman ka filluar bisedimet me Monacon për transferimin e lojtarit i cili ka dhënë dritën e gjelbër për tu rikthyer në Bundesliga.
Bavarezët janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 30 milionë euro për transferimin e Henrichs.
22-vjeçari ka zhvilluar 22 ndeshje me fanellën e Monacos këtë edicion ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/