Telegrafi

Bayerni kërkon çerekfinalen ndaj Mainzit – formacionet bazë

Bayern Munichu është mysafir i Mainzit në MEWA Arena për ndeshjen e 1/8 së finales në DFB Pokal.

Bavarezët janë favoritë për të vazhduar në çerekfinale të kësaj gare.

Trajnerët Bo Svensson dhe Julian Nagelsmann kanë bërë zgjedhjen e lojtarëve që do të luajnë nga fillimi.


Formacioni startues i Mainzit: Dahmen; Widmer, Hanche-Olsen, Caci, Aaron Martin; Fernandes, Stach, Barreiro; Kohr, Barkok; Ajorque.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Sommer; Pavard, Upamecano, De Ligt, Cancelo; Kimmich, Musiala; Sane, Muller, Coman; Choupo-Moting.


/Telegrafi/