Telegrafi

Bayerni kërkon 80 milionë euro për Ribery

Bayerni që vazhdimisht ka mohuar se Ribery është në shitje, raportohet se i ka dhënë ultimatum deri në 16 korrik Real Madridit, të vendosë nëse është i gatshëm të ofrojë këtë shumë ose jo.

Reali tashmë ka harxhuar para të majme duke transferuar yjet si Cristiano Ronaldo nga Manchester United, për një shumë rekorde prej 94 milionë eurosh, dhe Kaka nga Milani për 65 milionë euro.