Bayern Munichu ka arritur t’i marrë tri pikë shumë të vështira ndaj Olympiacosit në kuadër të Ligës së Kampionëve, pasi ndeshja përfundoi 2-0.
Bavarezët e filluan takimin shumë mirë, duke krijuar disa raste të mira shënimi për gol, mirëpo Robert Lewandowski dhe Serge Gnabry nuk u treguan të saktë.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa e dyta ishte më efektive për kampionin e Bundesligës.
ℹ So ist es passiert: #Coman bringt den Ball von rechts vor das Tor und Lewangoalski drückt das Leder zur Führung über die Linie! #FCBOLY 1-0 🔴⚪ pic.twitter.com/sMHA2LZMbP
— FC Bayern München (@FCBayern) November 6, 2019
Ishte sulmuesi polak ai që e kaloi skuadrën gjermane në minutën e 69-të, pas asistimit nga Kingsley Coman.
Kur u mendua se ndeshja po përfundonte me këtë rezultat minimal, gjermanët e dyfishuan epërsinë me golin e Ivan Perisicit (89′).
ℹ So ist es passiert: Nach einem schnellen Konter macht #Perišić mit seinem ersten Ballkontakt das 2:0 für den #FCBayern.#FCBOLY 2-0 🔴⚪ pic.twitter.com/2kLD7KVUgN
— FC Bayern München (@FCBayern) November 6, 2019
Pas kësaj fitoreje, Bayern Munich e ka kaluar Grupin B, duke arkëtuar 12 pikë, Tottenham Hotspuri ka katër, Crvena Zvezda me tri dhe skuadra greke me vetëm një. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=k9rIG7Re0O8
https://www.youtube.com/watch?v=D9NG_jNyBBY