Site icon Telegrafi

Bayerni ka marrëveshje për transferimin e Malcomit, braziliani do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në Bundesliga

Kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich në verë pritet të largojë disa nga veteranët e klubit.

Arjen Robben e Franck Ribery pritet të largohen nga ‘Allianz Arena’ për tu zëvendësuar me futbollist të rinj.

I pari që do t’i bashkohet klubit gjigant nga Bundesliga është Leon Goretzka nga Schalke 04.

Ndërkohë e përditshmja gjermane ‘Sport Bild’ ka raportuar se Bayerni ka siguruar edhe një talent të jashtëzakonshëm brazilian.

Fjala është për sulmuesin anësor të Bordeaux, Malcom i cili ka shkëlqyer në Ligue 1.

21-vjeçari ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm me Bordeaux duke shënuar tetë gola dhe duke asistuar në shtatë të tjerë.

‘Sport Bild’, ka raportuar se Bayerni ka arritur marrëveshje me agjentët e lojtarit për një kontratë pesë vjeçare.

Ndërkohë thuhet se klubi francez Bordeaux nuk do t’i nxjerrë telashe lojtarit për të pasur një karrierë të ndritur.

Bayerni dhe Bordeaux gjithashtu janë pajtuar që ky transferim t’i kushtoj klubit gjerman 60 milionë euro.

Kësisoj Malcom do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë i transferuar nga klubet gjermane.

Për lojtarin interesim kishin shprehur edhe dy klubet e mëdha angleze Manchester United dhe Arsenal. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=9ikzmFSNULw

Exit mobile version