Telegrafi

Bayerni ka gjetur marrëveshje me Mazraouin

Noussair Mazraoui pritet të largohet nga Ajaxi gjatë afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi i djathtë maroken është futur në vitin e fundit të kontratës me Ajaxin dhe ka pranuar se do të largohet si futbollist i lirë.

Mazraoui është objektivi kryesor për krahun e djathtë të mbrojtjes të dy gjigantëve evropianë Barcelona e Bayern Munich.

Por mediat gjermane së fundmi kanë raportuar se bavarezët kanë fituar garën me katalunasit për transferimin e marokenit.

24-vjeçari thuhet se ka arritur marrëveshje me Bayernin për të nënshkruar kontratë katër vjeçare nga e cila do të fitojë katër milionë euro neto në sezon.

Përveç marrëveshjes e cila skadon në vitin 2026 në kontratë është mundësia e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Gjithsesi zyrtarizimi ende mungon, por besohet se Mazraoui do të transferohet në Allianz Arena si transferim i lirë në fund të sezonit. /Telegrafi/