Telegrafi

Bayerni ka gati një ofertë të lartë për Neuhaus

Florian Neuhaus është njëri nga mesfushorët më në formë këtë edicion në Bundesliga.

Gjermani është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme me Borussia Moenchegladbachun.

23-vjeçari ka shkëlqyer deri më tani, ku në 15 ndeshje ka shënuar katër gola e ka bërë tre asistime.

Mesfushori qendror falë formës fantastike që është duke kaluar, është bërë objektivi kryesor i Bayern Munichut për repartin e mesfushës.

Gazeta prestigjioze gjermane, Sport Bild ka raportuar se Bayern është gati të shpenzojë deri në 40 milionë euro për transferimin e Neuhaus.

Gladbach tri vite më parë e kishte marrë lojtarin si agjent të lirë, pasi Neuhaus ishte larguar nga 1860 Munich pas përfundimit të kontratës.

Reprezentuesi gjerman është rritur në Munich dhe dëshira e tij është të rikthehet përsëri në këtë qytet, por tani të luaj me fanellën e Bayernit.

Gjithsesi përveç Bayernit, Neuhaus është duke u ndjekur edhe nga Borussia Dortmund, Arsenal e Juventus. /Telegrafi/