Telegrafi

Bayerni insiston për talentin gjerman

Kampioni i ri i Gjermanisë, Bayern Munich synon ta përforcojë edhe më shumë skuadrën.

Gjiganti gjerman është pranë arritjes së marrëveshjes me super talentin gjerman, Julian Brandt.

Ylli i ‘Pancerëve’ ka shkëlqyer vitin e fundit tek skuadra Bayer Leverkusen dhe ka zgjuar interesimin e Bayernit.

Mediat gjermane e kanë bërë të kryer faktin që Brandt do t’i bashkohet Bayernit gjatë kësaj vere.

Sipas shkrimeve të fundit në Gjermani, Bayern do të paguaj rreth 32 milionë euro për transferimin e anësorit.

21-vjeçari do të nënshkruajë kontratë të re pesë vjeçare me Bayernin.

Në 32 ndeshje këtë edicion në Bundesliga, Brandt shënoi tre gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë. /Telegrafi/