Telegrafi

Bayerni ia zgjat kontratën Mullerit

Muller kishte afat në kontratën ekzistuese deri në vitin 2015, por tani klubi ia ka zgjatur kontratën edhe për dy vite tjera.

“Thomas Muller është edukuar këtu dhe tani është bërë një lojtar shumë i rëndësishëm për Bayernin”.

“Ne jemi të lumtur që arritëm të ia vazhdojmë kontratën ekzistuese edhe për dy vite të tjera. Kjo tregon se sa i afërt me klubin është Muller”, ka thënë presidenti i klubit, Karl-Heinz Rummenigge.

Muller ka shfaqur formë të jashtëzakonshme këtë sezon për Bayernin, duke shënuar 13 gola dhe 10 assiste në 25 ndeshje zyrtare. /Telegrafi/