Telegrafi

Bayerni ia mbyll dyert agjentit të Lewandowskit, nuk duan largimin e polakut nga Allianz Arena  

Robert Lewandowski (Getty Images)

Preisdenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka thënë se kanë shmangur çdo takim me agjentin e sulmuesit Robert Lewandowski, Pini Zahavi, në mënyrë që të refuzojë çdo bisedë në lidhje me ndonjë largim të polakut në verë.  

Emri i sulmuesit polak ka qenë i lidhur, verë pas verës, me Real Madridin.

Lewandowski u përpoq të shkundë gjërat këtë dimër në një përpjekje për ta bërë realitet këtë lëvizje, duke vendosur të ardhmen e tij në duart e agjentit Pini Zahavit.

Lexo po ashtu Lewandowski ua transmeton drejtuesve të Bayernit 'ëndrrën' për të luajtur për Real Madridin

Megjithatë, Bayerni po bën gjithçka që ka në fuqinë e tyre për t’i rezistuar largimit të yllit polak nga Allianz Arena, duke shmangur çdo takim me agjentin e sulmuesit.

Të vetëdijshëm për natyrën e kërkesës së Zahavit dhe se ai është personi i vetëm i aftë për të formuar të ardhmen e Lewandowskit, presidenti i Bayernit, Hoeness ka thënë se e ka njoftuar agjentin e sulmuesit se mund të takohen vetëm më 2 shtator.

Robert Lewandowski (Getty Images)

“E vetmja gjë që nuk kemi kontroll është agjenti i tij, por ne nuk i kemi dhënë atij mundësinë për të folur. Ai ka provuar katër ose pesë herë për të ngritur një takim me mua. I thashë atij se do të jem në dispozicion më 2 shtator në orën 14:30”.

Kjo do të thotë, pasi afati kalimtar i transferimit në Spanjë mbyllet në mënyrë të sigurt. “Ne kemi vendosur të qëndrojmë të vendosur në qëndrimin tonë.”

Lexo po ashtu Rummenigge: Nuk dorëzohemi para ofertave të mëdha për Lewandowskin

“Nëse ai [Lewandowski] mund të heqë këtë barrë  që agjenti i tij ia ka dhënë, do të jetë nënshkrimi më i mirë i Bayernit”, ka thënë Hoeness për Sky Sports.

Ndryshe, sulmuesi i Polonisë është nën kontratë në Allianz Arena deri në vitin 2021, kur ai do të jetë afër 33-vjeç. /Telegrafi/