Telegrafi

Bayerni i gatshëm të shesë Riberyn?

Rënia e formës së francezit dhe forma e dobët e Bayernit e kanë bërë gjigantin gjerman të fillojë të kërkojë blerës në Evropë për Riberyn.

Sport shkruan se Barcelona, Real Madrid dhe Manchester City janë në mesin e klubeve të cilat janë të gatshëm të ofrojnë nga 35 milionë euro për francezin.

Pasi transferimi i tij në Madrid dështoi gjatë verës, Ribery ka bërë vetëm shtatë paraqitje me ekipin e parë të Bayernit këtë sezon dhe ka vuajtur nga lëndimi në gju./Telegrafi/