Sulmuesi i Hoffenheimit, Sandro Wagner, së shpejti do të bëhet lojtar i Bayern Munichut.
Drejtuesit bavarezë mësohet se kanë arritur marrëveshjen me homologët e Hoffenheimit për transferimit e 30-vjeçarit të Kombëtares Gjermane te kampionët e Bundesligës.
Wagner do t’i kushtojë Bayernit 12 milionë euro dhe do të firmosë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020.
Gjatë këtij sezoni, sulmuesi 1.94 metra i gjatë është aktivizuar në 11 ndeshje në Bundesligë dhe ka realizuar katër gola.
Ai në të kaluarën ishte pjesë Herthas dhe Werder Bremen.
Ndeshja e ardhshme e Bayernit në Bundesliga është ndaj Leverkusenit. /SS/