Bayern Munich po synon ta dobësojë edhe Leverkusenin, njësoj siç ka bërë me të gjithë rivalët në Bundesliga për vite më radhë.
Bavarezët, janë hedhur në sulm për qendërmbrojtësin gjerman Jonathan Tah, liderin e repartit të mbrojtjes tek kampionët e sapo shpallur të Bundesligas.
Drejtuesit e rekordmenëve gjermanë duke njohur kontratën në përfundon të Tah në vitin 2025, synojnë të përfitojnë.
Mirëpo, ‘Aspirinat’ po lëvizin dhe kërkojnë të mbrohen teksa i kanë vendosur 28-vjeçarit një çmim me vlerë prej 40 milionë eurosh.
Në fakt, kjo shifër është vetëm për klubet gjermane, pasi nëse klubi merr një ofertë nga kampionatet e tjera evropiane, e lejon lojtarin të largohet për 30 milionë euro.
Vetë Tah, synon të vijojë karrierën në një tjetër klub sezonin e ardhshëm dhe mbetet për t’u parë nëse Bayern Munich do t’ia dalë t’i siguroj shërbimet e tij.
Në këtë sezon, Tah është aktivzuar në 40 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Bayer Leverkusen duke shënuar edhe gjashtë gola. /Telegrafi/