Leon Bailey është talenti që ka bërë gjithë Belgjikën për vete.
Vetëm 19-vjeçar, Bailey është bërë lider i padiskutueshëm tek skuadra e tij Genk.
Në 25 ndeshje këtë edicion, Bailey ka shënuar tetë gola dhe ka bërë 10 asistime duke ngritur edhe vlerën e tij.
Mesfushori ofensivë nga Xhamajka, tani kushton mbi 20 milionë euro dhe ka zgjuar interesimin e Bayernit.
Sipas medieve gjermane, Carlo Ancelotti është impresionuar nga paraqitjet e 19-vjeçarit dhe e dëshiron në Bayern.
Bailey shihet si zëvendësimi adekuat i holandezit Arjen Robben dhe mund t’i bashkohet bavarezëve në janar. /Telegrafi/