Bayern Munichd he Atletico Madrid janë dy skuadra që kanë marrëdhënie të shkëlqyera.
Gjiganti gjerman kishte arritur të thyej rekordin e klubit, duke blerë Lucas Hernandezin për 80 milionë euro nga Atletico.
Por bavarezët kanë rikthyer sytë përsëri tek skuadra madrilene ku duan transferimin e një tjetër ylli nga La Liga.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë dhe Evropës janë duke synuar transferimin e mesfushorit spanjoll Marcos Llorente.
25-vjeçari është njëri nga lojtarët kryesor të Atleticos dhe transferimi i tij në Munich nuk do të jetë aspak i lehtë për kampionët e shumëfishtë të Gjermanisë.
Reprezentuesi spanjoll këtë edicion ka zhvilluar 17 ndeshje me Atleticon, ku ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tre asistime.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat gjermane, Bayerni është gati të shpenzojë deri në 65 milionë euro për lojtarin.
Megjithatë Atletico Madrid vështirë se do ta lejoj largimin e lojtarit të cilin e transferuan në verën e vitit 2019 nga rivali lokal Real Madrid për 30 milionë euro. /Telegrafi/