Site icon Telegrafi

Bayerni futet në garë për Zakarian, tani është favorit për të nënshkruar me zviceranin 

Denis Zakaria është njëri nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë.

Mesfushori zviceran është futur në vitin e fundit të kontratës me Borussia Moenchegladbach dhe ka vendosur që mos ta rinovojë atë.

Edhe klubi gjerman ka konfirmuar se lojtari nuk do të shitet në janar, pasi ka vendosur që të largohet në verë si i lirë.

Manchester United, Roma, Juventus, Napoli, Arsenal, Chelsea, Barcelona e Borussia Dortmund janë vënë pas tij.

Por ditvve të fundit në Gjermani po raportojnë se për Zakarian fuqishëm është futur në garë edhe Bayern Munich.

Rekordmenët e Gjermanisë e duan zviceranin në verë si transferim të lirë dhe janë gati t’ia përmbushin gjitha kërkesat.

Gjithnjë sipas mediave gjermane, Bayerni tani i prinë garës për të nënshkruar me Zakarian dhe është favoriti kryesor. /Telegrafi/

 

Exit mobile version